Tri ekipe luajnë për mbijetesë në La Liga

18 maj 2019 | 10:38

Do të luhen sot edhe 8 nga 10 ndeshjet e javës së fundit të kampionatit spanjoll, ku mes të tjerash, pritet të jepen edhe ato pak verdikte të cilat kanë mbetur ende pezull, ndërsa Barcelona kampion dhe Reali i Madridit, do të zbresin në fushë nesër.

Kështu një nga garat më të rëndësishme që ka mbetur e hapur në La Liga, është ajo për skuadrën e fundit që do të marrë pjesë në Champions dhe këtu beteja do të zhvillohet në distancë mes Valencias, Getafes dhe Sevillas.

Të parët mbajnë aktualisht vendin e katërt dhe për të ruajtur këtë pozitë, duhet të dalin me pikë të plota nga transferta ndaj Valladolidit, me këta të fundit që kanë siguruar mbijetesën dhe nuk kanë asnjë motiv për t’u impenjuar maksimalisht sot.

Dy pretendentet e tjera për Champions, Sevilla dhe Getafe do të luajnë në shtëpi, respektivisht andaluzianët ndaj Athletic Bilbaos dhe madrilenët përballë Villarealit, ndërsa përveçse duhet të fitojnë ndeshjet e tyre, do të mbajnë veshët nga Valladolidi, për të mësuar ç’po ndodh me Valencian.

Një tjetër verdikt që pritet të jepet sot është edhe ai për skuadrën e tretë që do të shkojë një kategori më poshtë, ku në garë janë Girona dhe Celta Vigo, me këta të fundit që kanë nevojë për vetëm një pikë sot në shtëpi përballë Rayo Vallecanos, që të sigurojnë mbijetesën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent…