Tri gjyqtaret në futbollin shqiptar marrin stemën e FIFA-s

05 janar 2022 | 14:40

Një tjetër gjyqtare shqiptare merr stemën e FIFA-s. Bëhet fjalë për Mirela Çemerin, gjyqtare e kolegjiumit të Durrësit, e cila është pajisur së fundmi me “pasaportën ndërkombëtare” e që i lejon tashmë të gjykojë ndeshje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Por Mirela Çemeri nuk është gjyqtarja e vetme që pajiset me stemën e FIFA-s, pasi edhe dy asistentet Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu, pas punës së palodhur u shpërblyen duke u pajisur me këtë aset të rëndësishëm.

Kjo nuk është hera e parë që gjyqtare femra të rritura në mjedisin shqiptar arrijnë të pajisen me stema të FIFA-s, teksa më parë kanë arritur suksese të tilla edhe Emanuela Rusta si gjyqtare kryesore dhe Erinda Kume e Koleta Prenga si asistente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e parë gjysmëfinale në Carabao Cup mes Arsenalit dhe…