Tri gola të anuluara, Milan e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Romës

28 shkurt 21:45

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit italian Roma – AC Milan, kryendeshja e xhiros së 24-të në Seria A.

“Rossonerët” janë duke dominuar dukshëm në të gjitha aspektet, por rezultati momental është 0 – 1, shkruan lajmi.net.

VAR deri me tani ka anuluar plotë tri gola, dy prej tyre të shënuara nga Milan (u anuluan për pozitë jashtë loje) dhe një nga Roma (faull në sulm).

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi mesfushori Franck Kessie që u tregua i saktë nga pika e bardhë (43’).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe një ish-ndihmëse ka dalë me akuza për ngacmim seksual…