Tri këngë të Dua Lipës, marrin nga dy miliardë klikime

12 janar 2024 | 11:22

Dua Lipa ka thyer sërish një rekord të ri në karrierën e saj muzikore.

Dua është bërë artistja e parë dhe e vetme në botë, që në tre këngët e saj të publikuara në Spotify ka marrë nga dy miliardë klikime.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Instagram nga shtëpia diaskografike, Warner Records.

“Urime për Dua Lipën e cila bëhet artistja e parë femër me nga dy miliardë dëgjime në Spotify në tri këngë të saj”, ka shkruar Warner Records në Instagram.

Tri hitet e Duas që shënojnë këtë arritje janë “New Rules”, “Dont Start Now” dhe “One Kiss” në bashkëpunim me DJ Calvin Harris.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim rreth…