Tri ndeshje mbyllën baras në Superligë

30 prill 2023 | 17:35

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll. Të tri ndeshjet e sotme përfunduan pa fitues.

Prishtina dhe Llapi u ndanë baras pa gola, në një rezultat që nuk i konvenon asnjërës skuadër. Të dyja ekipet po luftojnë për pozitën e tretë, ndërsa sot bënë një hap prapa.

Me këtë barazim, Prishtina shkon në kuotën e 42 pikëve në pozitën e katërt, një më shumë se Llapi që gjendet I gjashti në tabelë. Pa fitues, por me gola të shënuar u mbyll ndeshja tjetër derbi mes Dukagjinit dhe Ballkanit.

Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi në minutën e 71-të kur realizoi Khomutov. Por, në minutën e 89-të Albin Berisha barazoi rezultatin.

Me këtë barazim, Ballkani e humb primatin në tabelë dhe tani renditet I dyti me 62 pikë gjithsej. Në anën tjetër, Dukagjini mbetet i pesti me 41 pikë.

Gjilani nuk ka arritur të shënojë fitore në udhëtim ndaj Trepçës’89, duke barazuar pa gola. Gjilanasit e kishin mundësinë që me fitore eventuale sot të “blindonin” pozitën e tretë, por nuk arritën të shënonin.

Përkundër barazimit, Gjilani vazhdon si i treti në tabelë me 47 pikë, pesë më shumë se Prishtina. Kurse, Trepça’89 mbetet e teta me 34 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e…