Tri ndeshje të shtunën dhe tri të dielën në Superligë

23 tetor 2025 | 13:13

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë me xhiron e rregullt që luhet në këtë fundjavë, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen duelet e xhiros së dhjetë të Superligës, ku pothuajse të gjitha përballjet janë interesante.

Katër prej pesë ndeshjeve janë në të njëjtin orar, me përjashtim të duelit Prishtina – Dukagjini që nis nga ora 18:30 të shtunën dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Të shtunën, por prej orës 13:00, janë edhe përballjet Prishtina e Re – Malisheva, si dhe Ballkani – Gjilani. Kjo xhiro do të mbyllet të dielën, me dy ndeshje, njëra në Gjilan dhe tjetra në Podujevë, ku do të përballen Drita – Ferizaj dhe Llapi – Drenica.

Tri ndeshje të shtunën, tri të dielën në Superligë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rikthimi i Amir Rrahmanit në fushë te Napoli për këtë…