Tri shkolla në Viti kalojnë në mësim online

23 janar 2022 | 12:16

Tri shkolla në Komunën e Vitisë do të kalojnë në mësimin online nga e hëna. Një gjë e tillë do të ndodh pas rritjes së numrit të nxënësve dhe personelit arsimor të infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije Komuna e Vitisë.

“Nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MAShTI-t. Shkollat e tjera gjatë fundjavës janë dezinfektuar dhe do te vazhdohet me testime rapide edhe gjatë javës”, ka njoftuar Komuna e Vitisë.

Njoftimi i plotë:

Njoftim Publik nga Drejtoria Komunale e Arsimit

Shëndeti i fëmijëve është mbi të gjitha!

Duke zbatuar rekomandimet e Taskforcës së DKA-së për testimin e nxënësve, stafi i QKMF-së në koordinim të plotë me menaxhementin e shkollave po vazhdon me testime rapide në Institucionet Arsimore.

Pas  rritjes së numrit të nxënësve të infektuar me Covid-19, si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrativ dhe në harmoni me udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MAShTI-t, duke aplikuar skenarin C për mësimin online, dhe rekomandimin e IKShPK-së në Gjilan, shkollat:

SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” – në Viti

SHFMU “Nazmi Pajaziti” – në Radivojc

SHFMU” Skender Emerllahu” – në Ramjan

Nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it.

Shkollat e tjera gjatë fundjavës janë dezinfektuar dhe do te vazhdohet me testime rapide edhe gjatë javës.

Ju lutem t’i respektoni rregullat e ta mbrojmë shëndetin e nxënësve dhe personelit arsimor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“A duhet të lejohet kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri?”.…