
Trim Syla – nga parullat kreative në betejën për Asamblenë e Prishtinës
11 gusht 2025
| 23:42
I njohur për kreativitetin e pandalshëm, Trim Syla tashmë ka shpallur kandidaturën për Kuvendin e Prishtinës nga radhët e PDK-së.
Me moton “DIN, DON edhe ndreq qytetin”, ai premton se energjinë dhe guximin që i sollën famë në rrugë do t’i shndërrojë në ide konkrete për një Prishtinë më funksionale e më të drejtë.
“Unë jom Trim Syla, n’garë për Kuvendin e Prishtinës me ekipën që DIN, DON edhe ndreq qytetin,” shkroi ai në rrjete sociale.
Nga pankartat ironike për politikanët, te mesazhet që u bënë virale, Syla ka treguar se di të komunikojë me publikun në mënyrë të drejtpërdrejtë.