Trump dëshiron të takojë sërish Kim Jong Un

13 shtator 2019 | 12:21

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi para reporterëve se dëshiron të takohet sërish me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë këtij vitit, për të rifilluar bisedimet për çështjen e denuklearizimit.

Komentet e Trump erdhën pas deklaratës së zyrtarëve nga Koreja e Veriut, më herët gjatë javës, se dëshironin të rifillonin negociatat me SHBA.

Ekspertët analizojnë se shkarkimi i këshilltarit për sigurinë kombëtare nga ana e presidentit Trump mund t’i japë një shtysë të re bisedimeve, por jo qëllimit të Uashingtonit që Peniani të dorëzojë lehtësisht armët bërthamore.

Presidenti Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim janë takuar 3 herë që nga qershori i vitit 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bebe Rexha është një prej këngëtareve më të njohura dhe…