Trump ironizon Biden me videon e burrave të famshëm nga Gana

27 maj 2020 | 09:32

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka ironizuar rivalin demokrat që pritet të ketë në garën presidenciale të nëntorit Joe Biden.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka publikuar në Facebook videon e grupit të burrave nga Gana që përcjellin të vdekurit duke kërcyer dhe në arkivolin që ata mbajnë në duar është shkruar emri i Biden.

Videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka hasur në kritika të ashpra nga rivalët e Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria spanjolle ka shpallur 10 ditë zie kombëtare për 27…