Trump mirëpret Macronin në darkën e parë shtetërore të presidencës së tij

23 janar 2018 | 20:59

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë në muajin prill presidentin francez, Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë, ka njoftuar një zyrtar i lartë i administratës.

Në këtë vizitë do të përfshihet darka e parë shtetërore e Trumpit dhe gruas së tij, Melania, transmeton Reuters.

Trump e ka kaluar vitin e parë të presidencës së tij, pa e pritur askë në darkën shtetërore.

Ai dhe Macron kanë pasur marrëdhënie të mira gjatë vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim…