Trump: Ndërhyrja ruse nuk ndryshoi rezultatin e presidencialeve

19 prill 2019 | 11:34

Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar sot se ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016 nuk kishte ndikuar aspak në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Trump me anë të një postimi në “Twitter” shprehet se i gjithë skenari i hartuar nga rusët që lidhet me zgjedhjet e 2016 u bë në kohën kur Obama ishte president i vendit.

Sipas tij, ish presidenti ishte në dijeni të situatës dhe nuk bëri asgjë. “Më e rëndësishmja është që e gjitha kjo nuk ndryshoi rezultatin e votimin”, ka shkruar ai, disa orë pas publikimit të përfundimeve të hetimit rus, i cili konfirmoi se nuk kishte pasur një marrëveshje të fshehtë mes shtabit të tij elektoral dhe Moskës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka bërë…