Trump nënshkruan projektligjin që i jep fund paralizës fiskale

04 shkurt 2026 | 07:42

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, nënshkroi të martën projektligjin që i jep fund paralizës fiskale tre-ditore të qeverisë federale.

Presidenti i ShBA-së e quajti atë një “fitore të madhe për popullin amerikan” në Shtëpinë e Bardhë , duke nënshkruar projektligjin, i cili u miratua më parë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Projektligji i buxhetit u miratua me 217 vota pro dhe 214 kundër (përfshirë 21 demokratë), duke i dhënë fund mbylljes së qeverisë që filloi të shtunën mes një mosmarrëveshjeje të udhëhequr nga republikanët mbi financimin e Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) mbi operacionet e tij në Minneapolis.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, ka…