Trump: SHBA-ja nuk do të tërheq sanksionet ndaj Iranit në këmbim të negociatave

26 janar 2020 | 13:13

Shtetet e Bashkuara nuk do të tërheqin sanksionet ndaj Iranit në këmbim të negociatave, ka deklaruar presidenti Donald Trump përmes një postimi në “Twitter” të shtunën.

“Ministri i Jashtëm iranian tha se do të negocionin me Shtetet e Bashkuara, por fillimisht duhet të hiqen sanksionet.. Jo faleminderit”, ka shkruar “Trump”.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, iu është përgjigjur të dielën presidentit Trump përmes një postimi në “Twitter”, ku tha se Irani është ende i hapur për bisedime nëse Amerika tërhiqet nga sanksionet.

Tensionet midis Iranit dhe SHBA-së janë ngritur edhe më shumë pas vrasjes së gjeneralit Iranian Qassem Soleimani në një sulm ajror në Bagdad nga SHBA-ja dhe sulmit ajror të Iranit në bazën ushtarake amerikane në Irak.

Por, tensionet kanë filluar të ngriten nga viti 2018, kur Trump u tërhoq nga pakti bërthamor i fuqive botërore dhe rivendosi sanksionet ndaj eksporteve të Iranit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Interit ka kaluar në epërsi ndaj Cagliarit (1-0).…