Trump sulmon Meghan Markle: Ka përdorur Princin Harry

02 dhjetor 2021 | 12:31

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Meghan Markle ka treguar mungesë respekti ndaj Mbretëreshës dhe anëtarëve të tjerë të familjes, teksa shtoi se Princi Harry është “përdorur tmerrësisht”.

Së fundmi Trump në një intervistë për Nigel Farage në Florida, tha se Princi do të pendohet një ditë për mënyrën si është prishur marrëdhënia e tij me familjen mbretërore, teksa kjo sipas ish-presidentit ka lënduar Mbretëreshën.

Kujtojmë që nuk është hera e parë që Trump flet keq për Meghan, pasi gjatë fushatës së tij presidenciale në 2016-n, ajo e quajti “përçarës”.

Sipas ish-presidentit të SHBA-së, Meghan sillet në mënyrë të papërshtatshme. “Mendoj se ajo nuk njeh respekt ndaj familjes dhe Mbretëreshës, të cilën e quajti një grua të mahnitshme, njeri të mrekullueshëm dhe historike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori, Donald Veshaj që disa ditë është duke qëndruar në…