Trump do ta ftojë Kim Jong-un në SHBA

07 qershor 2018 | 22:27

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po e konsideron mundësinë që ta ftojë liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, në qoftë se gjithçka shkon në rregull në samitin në Singapor.

Trump ka njoftuar për këtë pas takimit me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin diskutoi për samitin e 12 qershorit.

Ai gjithashtu bëri të ditur se është e mundur që të arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund Luftës Koreane, ndonëse e quajti këtë pjesë të lehtë të negociatave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria spanjolle bëri sot betimin duke përmbushur një nga tranzicionet…