Trump tregon se si Covid-19 te djali i tij u zhduk pas 15 minutash

28 tetor 2020 | 13:42

Një deklaratë të pazakontë ka bërë presidenti amerikan Donald Trump një ditë më parë gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani.

Duke folur përpara turmës, kreu i Shtëpisë së Bardhë tregoi se djali i tij 14-vjeçar, Barron, kishte qenë i infektuar me Covid-19 vetëm për 15 minuta.

“E pyeta, çfarë po ndodh me Barron, doktor? Ai m’u përgjigj: Zotëri, doli pozitiv. 15 minuta më vonë pyeta mjekun: Si është gjendja e Barron? Është zhdukur, m’u përgjigj mjeku”, deklaroi Presidenti amerikan përpara turmës që brohoriste dhe po qeshte.

Mediat amerikane thonë se historinë e djalit të tij, Trump po e përdor si një arsye që të hapen sa më parë shkollat në SHBA, një veprim që kundërshtohet nga sindikatat e mësuesve.

Disa javë më parë, u njoftua zyrtarisht se Presidenti Donald Trump, Zonja e Parë Melania Trump dhe djali i tyre Barron rezultuan pozitiv me Covid-19. Melania dhe djalin Barron u izoluan në shtëpi, ndërsa Donald Trump mori mjekim në spital për 2 ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbajtur marshe në tri shtete…