Trump vendos sanksione të ashpra kundër Turqisë

10 gusht 2018 | 22:55

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka autorizuar dyfishimin e tarifave në çelik dhe alumin për importet nga Turqia, teksa rritet konflikti diplomatik pas ndalimit të një pastori amerikan në Ankara.

Përmes një postimi në “Twitter”,  më 10 gusht, presidenti amerikan ka përmendur zhvlerësimin e lirës turke kundër “dollarit tonë shumë të fuqishëm”.

“Sapo autorizova dyfishimin e tarifave në çelik dhe alumin teksa valuta turke, lira turke bie me shpejtësi në krahasim me dollarin tonë amerikan. Tarifat në alumin tani do të jenë 20 përqind dhe çeliku 50 përqind. Marrëdhëniet tona me Turqinë nuk janë shumë të mira në këtë kohë”, ka thënë presidenti amerikan.

Në muajin qershor, Shtetet e Bashkuara kanë vënë tarifa 10 përqind në importet e aluminit dhe 25 përqind në ato të çelikut kundër disa prej partnerëve globalë, duke e arsyetuar këtë vendim me praktika të padrejta tregtare.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester Unitedi e ka nisur me fitore edicionin e ri…