Leicesteri “viktima” e parë e Manchester United (video)

10 gusht 2018 | 22:52

Manchester Unitedi e ka nisur me fitore edicionin e ri në Premier Ligë, pasi e mposhti skuadrën e Leicester Cityt (2-1).

Unitedi e nisi mirë ndeshje, duke kaluar në epërsi vetëm pas tre minutave lojë. Golashënues ishte Paul Pogba nga penalltia. Mysafirët u munduan të barazojnë rezultatin në pjesën e parë, por pa sukses.

Në pjesën e dytë Unitedi e shënoi edhe një gol nëpërmjet mbrojtësit Luke Shaw (83), kurse Jamy Vardy në minutat shtesë realizoi për 2-1, por kjo ishte e tera që arriti skuadra e Leicesterit në këtë ndeshje. Ko ishte ndeshja e parë e xhiros se parë, derisa ndeshjet tjera zhvillohen nesër (e shtunë) dhe pasnesër (e diele).

/Epoka e re/

https://twitter.com/i/status/1028021219789037570

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me moton “Boll Ma”,  nesër në Prishtinë do të protestohet…