Owono rikthehet në stërvitje pas tragjedisë, por ende nuk ka datë për rikthimin në fushë

24 nëntor 2026 | 16:54

Portieri i FC Andorrës, Jesus Owono, i ka rifilluar stërvitjet pas disa javësh të përqendruara në rikuperimin psikologjik, pas tragjedisë në ndeshjen ndaj Tenerifes.

Futbollisti nga Guinea Ekuatoriale po zhvillon vetëm seanca individuale dhe ende nuk është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, njoftojnë mediat spanjolle.

Owono ende nuk po punon me dorëza apo me ushtrime specifike për portierët, por po zhvillon vetëm përgatitje fizike.

Bashkëlojtarët vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë në këtë periudhë të vështirë.

Më 2 nëntor, gjatë ndeshjes ndaj Tenerifes, ai e ka goditur pa dashje me gju sulmuesin Jesús de Miguel, i cili ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë një ditë më vonë.

Për këtë incident, portieri është dënuar me 12 ndeshje pezullim. Klubi ende nuk e ka caktuar një datë për rikthimin e tij.

Gjithçka do të varet nga gjendja psikologjike e Owonos dhe procesi i rikuperimit, ndërsa FC Andorra e ka bërë të qartë se do t’i japë gjithë kohën dhe mbështetjen e nevojshme.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Senegali është rikthyer si kampion i Kupës së Kombeve të…