Trumpi akuzon Kanadanë për abuzim me tarifat

11 mars 2025 | 14:58

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar Kanadanë për “abuzim me tarifat” dhe ka njoftuar se ShBA-ja nuk do të subvencionojë më Kanadanë pas vendimit të Ontarios për të vendosur tarifa shtesë prej 25 për qind për energjinë elektrike që shitet në disa shtete të ShBA-së.

Në një postim në “Truth Social”, Trumpi ka theksuar se Kanadaja tashmë po vendos tarifa të larta, deri në 390 për qind, për disa produkte bujqësore amerikane. Së fundmi, Ontario ka njoftuar se do të shtojë një tarifë prej 25 për qind për energjinë elektrike që i dërgohet 1.5 milion shtëpive amerikane në shtetet e Nju Jorkut, Minesotës dhe Miçiganit, raporton “New York Post”.

“Juve as nuk u lejohet ta bëni këtë. Kanadaja është një abuzues i tarifave, dhe ShBA-ja nuk do ta subvencionojë më Kanadanë”, ka shkruar Trumpi.

Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për makinat, lëndën drusore ose energjinë nga Kanadaja.

Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, ka mbrojtur vendimin dhe e cilësoi atë një përgjigje ndaj tarifave të vendosura nga administrata Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i…