Trumpi: Disa ushtarë amerikanë do të vazhdojnë të qëndrojnë në Siri

22 tetor 2019 | 10:45

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se disa trupa amerikane do të qëndrojnë në Siri, pavarësisht kërkesës së tij për tërheqje të ushtarëve nga ky shtet.

Ai ka thënë se një numër i vogël i ushtarëve do të mbrojnë territoret e naftës në Siri, derisa të tjerët do të qëndrojnë afër Izraelit dhe Jordanisë.

Dy javë më parë presidenti Trump ka marrë vendim për tërheqje të trupave amerikane nga rajoni kufitar mes Sirisë dhe Turqisë.

Ndërkohë, Turqia ka nisur një operacion ushtarak kundër ish-aleatëve amerikanë, kurdëve.

Pavarësisht premtimit të Trumpit për kthim të ushtarëve në ShBA, aktualisht në zona të konfliktit në botë, janë të angazhuar rreth 200 mijë trupa amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka…