‘Trumpi e braktisi marrëveshjen bërthamore të Iranit për inat të Barak Obamës’

14 korrik 2019 | 11:41

Donald Trump e ka braktisur marrëveshjen bërthamore të Iranit vetëm për inat të Barak Obamës.

Kështu shkruante në kabllograme të ish-ambasadori britanik në ShBA, sir Kim Darroch për shefin e Shtëpisë së Bardhë, administratën dhe vendimet e tij.

Darrochi e përshkruante tërheqjen nga kjo ujdi si akt  “vandalizmi diplomatik”. “Dailymail” ka shkruar se memoja është shkruar pasi ministri i atëhershëm i Jashtëm i Britanisë, Boris Xhonson i bëri thirrje ShBA-së në vitin 2018 që të mos tërhiqej nga pakti.

Rrjedhja e fundit e informacionit erdhi pavarësisht paralajmërimeve të policisë kundër publikimit te tij.

Raportet e para ku kritikohej administrata e Trumpit ishin shfaqur javën e kaluar kanë nxitur një reagim të furishëm nga presidenti amerikan. Furtuna e shkaktuar ka sjellë për rrjedhoje largimin e sir Kim nga posti.

Sipas marrëveshjes me të cilën kishte rënë dakord Obama, Irani pranonte kufizimin e aktivitetit të tij bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve gjunjëzuese për ekonominë e republikës islamike.

Megjithatë Trumpi ka dal me pretendimin se ujdia nuk shkonte aq larg sa duhet dhe rivendosi sanksione amerikane pas tërheqjes prej saj majin e vitit të kaluar. /Top Channel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menhetën në Nju Jork është zhytur në errësirë të plotë…