Trumpi e pranon se ka folur për Bidenin me presidentin ukrainas

23 shtator 2019 | 14:58

Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar më në fund se e ka përmendur ish-zëvendëspresidentin Joe Biden dhe djalin e tij në një telefonatë me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.

Trump përballet me akuzat se ai i ka bërë presion Ukrainës të hetojë për rivalin e tij të mundshëm, gjë që ai e mohon. Por, pohimi më i fundit i tij, ka ndezur thirrjet e demokratëve, për të nisur procedurat e një hetimi ndaj tij, në kongres.

Hunter Biden, djali i Joe Biden, u bë drejtor i kompanisë ukrainase të gazit natyral “Burisma” në 2014, ndërsa babai i tij ish-zëvendës i Barak Obamës. Joe Biden tani është pretendenti kryesor demokrat për të marrë nominimin, që do ta vinte atë përballë Trumpit në zgjedhjet e 2020.

Akuzat sipas të cilave Trump i ka kërkuar homologut ukrainas të hetojë për korrupsion të mundshëm ndaj Biden, kanë dominuar në Uashington, ditët e fundit. Skandali u ndez pas publikimeve në mediat amerikane se një pjesëtar i komunitetit të inteligjencës kishte paraqitur një ankesë në lidhje me komunikimin e Trump me një lider të huaj, dhe një premtim që supozohet si i ishte bërë atij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti britanik i udhëtimeve, “Thomas Cook”, ka deklaruar falimentimin pasi…