Trumpi e quan kafshë Assadin

08 prill 2018 | 17:28

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka dënuar sulmin e dyshuar me armë kimike në Siri.

Ai nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter”, ka fajësuar Rusinë dhe presidentin Puntin, por edhe Iranin për mbështetjen që i kanë dhënë regjimit të Bashar al-Assad.

Trumpi ka paralajmëruar se Rusia dhe Irani do të paguajnë këtë çmim.

“Shumë të vdekur, duke përfshirë gra dhe fëmijë në sulmin me armë kimike. Zona e mizorive është e bllokuar dhe rrethohet nga ushtria siriane duke e bërë të paarritshme për botën e jashtme. Presidenti Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës për mbështetjen e kafshës Asad”, ka shkruar Trumpi.

Të paktën 70 persona kanë humbur jetën nga  një sulm i dyshuar kimik në Douma, qyteti i fundit i mbajtur nga rebelët në Ghoutan Lindore të Sirisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas drejtoreshës së Qendrës së Laboratorëve Testues, Drita Zogaj, kohëve…