Trumpi është në gjendje të mirë shëndetësore

03 tetor 2020 | 21:46

Ekipi mjekësor që është duke mbikëqyrur gjendjen shëndetësore të presidentit Donald Trump i cili ka rezoltuar pozitiv me Covid-19, ka deklaruar se ai është duke u trajtuar me të gjitha procedurat e nevojshme dhe se nuk ka të vendosur asnjë pajisje oksigjeni dhe organet respiratore i ka vitale.

Përmes një postimi në “Twitter”, presidenti Trump të shtunën tha se po ndjehet mjaft mirë.

“Mendoj se po shkon mirë. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shtruar në spitalin Walter Reed të premten, pasi ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump rezultuan pozitivë me Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në llogarinë…