Trumpi kërkon rikthimin në Twitter, padit kompaninë

03 tetor 2021 | 18:05

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i ka kërkuar një gjykatësi që të hapë sërish llogarinë e tij në “Twitter”. 75-vjeçari paraqiti një padi kundër kompanisë “Twitter” duke kërkuar që llogaria e tij të hapet sa më shpejt.

Dokumenti pretendon se Twitter anuloi llogarinë e tij, e cila kishte rreth 80 milionë ndjekës, për shkak të presionit nga rivalët e tij politikë.

Trump u ndalua nga faqja e internetit më 8 janar “për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”.

Ai u bllokua gjithashtu nga Facebook dhe YouTube pasi u akuzua për nxitjen e mbështetësve të tij për të sulmuar Capitol Hill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka pësuar një tjetër humbje, ku kësaj radhe është…