Koemani nuk frikësohet nga shkarkimi: Kam besimin e Laportës

03 tetor 2021 | 18:03

Barcelona ka pësuar një tjetër humbje, ku kësaj radhe është mposhtur me rezultat 2-0 nga Atletico Madrid. Trajneri holandez i Barcelonës, Ronald Koeman ka deklaruar se nuk largohet nga klubi, pasi ka mbështetjen e presidentit Joan Laporta dhe dëshiron ta ringritë Barçën.

“Asnjëherë nuk është vonë. Është e rëndësishme të sqarohet rruga që duhet ndjekur. Me ose pa mua si trajner. Nuk mund të punosh nëse nuk ka qartësi në këtë drejtim. Të premten i telefonuam njëri-tjetrit dhe dje folëm gjatë. Për ekipin, klubin, për situatën tume. Kam kërkuar që klubi ta bëjë të qartë situatën time. Është e rëndësishme që dhoma e zhveshjes të dijë situatën. Presidenti e ka bërë të qartë vendimin e tij”, ka thënë Koeman.

“Ky presion ekziston gjithmonë, por ndiej mbështetjen. Ndjesia është pozitive. Kam besim, por varet shumë nga rezultatet. Nuk kemi rrezikuar me Albën. Shpresoj që Ansu Fati të jetë më mirë fizikisht. Shpresoj që edhe Aguero dhe Dembele të jenë më pranë kthimit. Ne e dimë çfarë na mungon, sidomos në sulm. Ne luajmë përpara me mesfushorë. Donim të luanim me stilin tonë, por nuk mundëm”, ka shtuar Koeman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fëmijë i moshës 10-vjeçare është gjetur pa shenja jete…