Trumpi: Liderët e Kosovës dhe Serbisë u përqafuan në Zyrën Ovale (Video)

27 shtator 2020 | 15:38

Gjatë një tubimi zgjedhor në Pensilvani, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë përqafuar në Zyrën Ovale, kur kanë shkuar për ta nënshkruar marrëveshjen e 4 shtatorit.

“Unë ju thashë: pse po luftoni e po e vrisni njëri-tjetrin. Ata kanë shumë dallime, përfshirë dallimin fetar, ma merr mendja, dhe ju thashë ‘çfarë po bëni’?”.

“Unë ju thashë: të bëjmë një marrëveshje, të bëjmë paqe ekonomike dhe përfundimisht paqe. Ata erdhën në zyrën time, në Zyrën Ovale, për të nënshkruar. Ata përqafoheshin, ishte një gjë e bukur për t’u parë. Ne shpëtuam shumë jetë”, ka thënë Trump.

Këtë deklaratë mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme nga minuta 2:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E bërë e njohur me rolin e Bonas në programin…