Trumpi me deklaratë qesharake, shkakton të qeshura në OKB (Video)

25 shtator 2018 | 17:59

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, aktualisht është duke mbajtur fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Me një deklaratë ai ka bërë që të qeshte e gjithë audienca.

Trumpi ka thënë se administrata e tij “ka punuar më shumë se pothuajse çdo administratë tjetër në historinë e ShBA-së”.

Pas kësaj deklarate, liderët botërorë kanë shpërthyer në të qeshura.

Për reagimin e tyre Trumpi ka thënë: “Nuk e prisja këtë reagim, por nuk ka problem”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i famshëm turk, Bugra Gulsoy, i ka dhënë fund…