Trumpi: Obama na la teste të prishura dhe rafte bosh

04 prill 2020 | 10:03

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për gjendjen e sotme të pandemisë COVID 19 ka fajësuar ish-presidentin Barak Omaba, i cili, sipas Trumpit, ka lënë raftet e zbrazura. I pyetur nga një gazetar pse ShBA-ja nuk është më e përgatitur për pandeminë, Trump fajësoi administratën Obama, duke thënë se “raftet ishin bosh” dhe nuk kishte pajisje mjekësore.

Trump gjithashtu tha se ai trashëgoi teste “të prishura”, megjithëse është e paqartë se çfarë ai nënkuptonte pasi administrata e mëparshme nuk do të kishte zhvilluar prova të tilla, shkruan BBC. “Unë gjithmonë e dija që pandemitë janë një nga gjërat më të këqija që mund të ndodhin”, tha Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekonomia globale ka hyrë në periudhë të recesionit për shkak…