Trumpi paralajmëroi BE-në për praktikat e padrejta tregtare

29 janar 00:02

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi Bashkimin Evropian se mund të përballet me kundërpërgjigje për trajtimin e padrejtë që i bën SHBA-së në tregti.

“Unë përfaqësoj SHBA-në, është një situatë shumë e padrejtë”, sipas citimeve të bëra nga prezantuesi i famshëm televiziv Piers Morgan pas intervistës të bërë me Donald Trump.

“Ne nuk mund të fusim produktet tona. Është shumë, shumë e vështirë”, deklaroi Trump, sipas artikullit të Morgan-it për “Daily Mail”, një gazetë e djathtë me një audiencë të lartë në internet.

“Por ata mund të dërgojnë produket e tyre tek ne, pa taksa, me shumë pak taksa. Është shumë e padrejtë”, thotë presidenti amerikan, përcjell “Atsh”. “Kam pasur shumë probleme me BE-në dhe mund të shndërrohet në diçka shumë të madhe nga kjo pikëpamje, nga pikëpamja tregtare. Dhe besoj se do të jetë më shumë në dëmin e atyre”, deklaroi Trump.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i opozitës ruse, Alexey Navalny, është liruar pasi u…