Trumpi paralajmëron përmbysje të rezultateve javën e ardhshme

10 nëntor 2020 | 18:11

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duket se ende ka shpresë se i ka fituar zgjedhjet, ndonëse rezultati flet ndryshe.

Ai ka thënë se do të fitojë dhe se rezultatet do të fillojnë të dalin javën e ardhshme.

“Do të fitojmë. Jemi duke bërë përparim të madh. Rezultatet fillojnë të dalin javën e ardhshme. Bëjeni Amerikën madhështore përsëri!”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sidoqoftë, gjiganti i rrjeteve sociale postimeve të Trumpit ua ka bashkëngjitur linçet ku thuhet se Joe Biden pritet të jetë fitues i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, duke cituar agjencinë “Reuters” dhe shumë burime tjera.

Sipas rezultatit të deritashëm, Joe Biden ka siguruar 290 vota në Kolegjin Zgjedhor, 20 më shumë sesa pragu i nevojshëm për t’i fituar zgjedhjet sipas sistemit amerikan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Donald Trump ka refuzuar të pranojë humbjen e zgjedhjeve…