Trumpi parashikon 5 për qind rritje të GDP-së në tremujorin e ardhshëm

08 gusht 2018 | 11:33

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka parashikuar të martën se rritja ekonomike amerikane do të rritet në 5 për qind, transmeton “AFP”.

Duke folur para disa liderëve të biznesit gjatë një darke në Nju Xhersi, Trumpi ka thënë se rritja “mund të shkojë në pesë” në tremujorin e ardhshëm.

“Askush nuk ka menduar se do jetë as afër 2 për qind, derisa ne kemi arritur në 4.1. Mendoj se do të shkojmë edhe më lart”, është shprehur ai.

Sipas një raporti qeveritar, ekonomia amerikane tani tejkalon shifrën prej 20 trilionë dollarëve dhe rritja e bruto-prodhimit të brendshëm prej 4.1 për qind në periudhën prill-qershor, e kthen SHBA-në në vendin me rritjen më të shpejtë ekonomike në krahasim me vendet tjera të zhvilluara.

Mirëpo ekonomistët kanë paralajmëruar se ky trend mund të përballet me pengesa nga faktorë të përkohshëm duke përfshirë edhe konfliktin tregtar që ka Trumpi me Kinën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 70 mijë persona kanë mbetur të pastrehë,…