Trumpi uron presidentin polak për rizgjedhje

14 korrik 2020 | 15:11

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, e ka uruar homologun e Polonisë, Andrzej Duda, për sigurimin e mandatit të dytë presidencial në balotazhin e 12 korrikut.

“Përgëzime mikut tim, presidentit të Polonisë, Andrzej Duda, për rizgjedhjen e tij historike”.

“Pres të vazhdojmë punën tonë të rëndësishme në shumë çështje, përfshirë mbrojtjen, tregtinë, energjinë dhe sigurinë e telekomunikimeve”, ka shkruar Trumpi në llogarinë e vet në “Twitter:.

Komisioni Kombëtar Zgjedhor i Polonisë ka njoftuar të hënën se Duda i ka fituar zgjedhjet e së dielës me 51.03 për qind të votave.

Rivali i tij, kryetari i Varshavës, Rafal Trzaskowski, ka marrë 48.97 për qind të votave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës…