Trupi i Alexei Navalny dorëzohet nënës, bashkëshortja dhe vajza akuzojnë Kremlinin për taktika të errëta

24 shkurt 2024 | 17:26

Trupi i liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny i është dorëzuar nënës së tij, pas thirrjeve të vazhdueshme të saj, por edhe vajzës e bashkëshortes së të ndjerit.

Njoftimin e ka dhënë zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh. “Trupi i Alexeit iu dha nënës së tij. Faleminderit shumë të gjithëve që e kërkuan këtë me ne”, shkroi ajo në platformën X.

Në një video të publikuar dje, nëna e nëna e Alexeit, Lyudmila, pretendonte se autoritetet e Putinit donin ta detyronin atë të merrte pjesë në një funeral të fshehtë dhe kërcënoi se do të përdhoste trupin e djalit të saj.

Ndërkohë më herët gjatë të shtunës, Yulia Navalya , e veja e liderit të opozitës ruse kaloi në kundërsulm dhe në një video të postuar në rrjetet sociale, akuzonte Vladimir Putin, për satanizëm.

Julia shprehet se besimi i saj në fe nuk ia lejon të imagjinojë se nuk mund të vajtojë bashkëshortin pa trupin e tij dhe njëherësh kritikon autoritetet ruse për dështimin e tyre për t’ia dorëzuar eshtrat e Navalny familjes së tij nëntë ditë pas vdekjes.

“Putin, i cili e përshkruan veten si një i krishterë i devotshëm, tallet me eshtrat e të vdekurve dhe demonstron se ai është një satanist. Na dorëzo Alexein. E keni torturuar të gjallë dhe vazhdoni ta torturoni të vdekur. Ju po shkelni çdo ligj, qoftë njerëzor apo hyjnor“, tha Yulia.

Edhe vajza e Navalny, Darya, i dërgoi mesazhin e saj të fortit të Kremlinit duke zgjedhur platformën X. “Jepini gjyshes trupin e babait tim”, shkroi vajza e liderit të ndjerë të opozitës ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e parë të lehtë…