Trupi i Navalnyt i dorëzohet nënës së tij

24 shkurt 2024 | 17:02

Trupi i Alexei Navalnyt i është dorëzuar nënës së tij, ka thënë zëdhënësja Kira Yarmish.

“Trupi i Alexeit iu dha nënës së tij. Faleminderit shumë të gjithëve që e kërkuan këtë me ne”, ka shkruar ajo në platformën X.

Kundërshtari politik më i njohur i Vladimir Putinit vdiq në burg më 16 shkurt, dhe nëna e tij Lyudimila Navalnaya, ka kërkuar prej ditësh nga autoritetet ruse që t’ia dorëzojnë trupin e djalit, raportoi SkyNews.

Yarmish ka thënë se për detajet e varrimit nuk dihet ende, dhe është e paqartë nëse autoritetet do të “ndikojnë” në të.

Navalnaya kishte dhënë ultimatum një ditë më parë, me autoritetet ruse që kishin thënë se djali i saj do të varrosej në koloninë penale ku ai vdiq nëse ajo nuk pranonte brenda tri orësh ta varroste pa ceremoni publike.

Familja e Navalnyt dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar presidentin rus për vrasjen e tij – një akuzë të cilën Kremlini e ka mohuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 2 vjetorin e…