Truss bisedon me Zelenskyn, premton ‘mbështetje të plotë’ për Ukrainën

07 shtator 2022 | 11:28

Kryeministrja e re e Britanisë, Liz Truss foli me homologun e saj ukrainas Volodymyr Zelensky duke i premtuar “mbështetje të plotë” për Ukrainën gjatë një bisede telefonike të martën, shkruan The Guardian.

Truss përsëriti “mbështetjen e palëkundur” të Mbretërisë së Bashkuar për lirinë dhe demokracinë e Ukrainës, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Downing Street.

Në telefonatën e saj të parë me një homolog që kur u bë kryeministre, ajo i përsëriti liderit ukrainas se ai kishte mbështetjen e saj të plotë dhe Ukraina mund të mbështetet në ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për një afat të gjatë.

Udhëheqësit diskutuan nevojën për të forcuar sigurinë globale dhe masat e nevojshme për të ndërprerë fondet që nxisin makinerinë e luftës të Putinit. Udhëheqësit shprehën keqardhje për përpjekjet e Putinit për të “armatosur” energjinë dhe kryeministrja tha se ishte jetike që shantazhi i Rusisë nuk e pengoi perëndimin.

Ajo gjithashtu nënvizoi rëndësinë që Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët të vazhdojnë të ndërtojnë pavarësinë energjetike. Zelensky tha se ai e uroi Truss për detyrën e saj të re, duke thënë se ai ndjente se liderët “do të jenë në gjendje të ndërtojnë një marrëdhënie të thellë dhe produktive”.

Ai shtoi se i bëri një ftesë kryeministres së re britanike për të vizituar Ukrainën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë…