Tucheli, Interit: Pavardi e kërkoi shumë vonë largimin

25 gusht 2023 | 17:49

Në intervistën e zakonshëm para ndeshjes, trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel foli dhe për situatën e Benjamin Pavard, i cili dukej pranë një kalimi tek Interi, por situata ka ndryshuar.

“Pavard më kërkoi largimin, por kërkesa erdhi shumë vonë dhe më befasoi. Benjamin është shumë i rëndësishëm, sezonin e kaluar ka luajtur në 80% të ndeshjeve. Duhet një zëvendësues që jep garanci, ne duhet të mendojmë për interesat e klubit. Dëshira e tij për t’u larguar është një anë, duhet zgjidhur situata kontraktuale. Duhet të ketë sens, pasi klubi duhet të gjejë zëvendësues”, ka deklaruar Tuchel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nermine Kosova B.I. me Emër Tregtar: D.P.H.” Istanbul Doner Lahmacun"…