Turan pas 9 sezonesh rikthehet te Galatasaray

13 korrik 2020 | 18:13

Arda Turan do të rikthehet ta veshë fanellën e Galatasarayt pas 9 sezonesh.

33-vjeçari, i cili nuk luan që prej dhjetorit të kaluar kur u largua nga Basaksehiri, pas një pezullimi të gjatë nga Federata, ka arritur pajtimin me drejtuesit e Galatasarayt për një kontratë njëvjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

Në kushtet e një pandemie globale mësohet se Arda Turan ka firmosur një kontratë në varësi të performancës. Ai do të paguhet rreth 26 mijë euro për çdo ndeshje të luajtur dhe 500 mijë euro bonus nëse ekipi do ta fitojë titullin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka kundërshtuar masat…