Turistja 80 vjeçe nga ShBA-ja sulmohet për vdekje nga elefanti në Zambi

04 prill 2024 | 15:25

Një grua 80-vjeçare nga Shtetet e Bashkuara është mbytur nga një elefant “agresiv”, pasi kafsha sulmoi një automjet gjatë shëtitjes në Zambi, thanë zyrtarët lokalë.

Sulmi ndodhi të shtunën në Parkun Kombëtar “Kafue” në perëndim të shtetit afrikan, raporton televizioni “BBC”.

Në një video që po qarkullon në internet mund të shihej elefanti i madh duke e rrokullisur veturën me gjashtë persona disa herë.

Keith Vincent, shef ekzekutiv u grupit të safari, tha se automjeti ishte bllokuar nga terreni dhe nuk mund të lëvizte.

Gruaja 80-vjeçare, emri i së cilës nuk është publikuar, vdiq nga lëndimet. Zyrtarët thanë se kufoma e saj do të dërgohet në ShBA gjatë ditëve të ardhshme.

Katër mysafirë të tjerë pësuan lëndime të lehta. Një grua u dërgua në një spital në Afrikë të Jugut për trajtim.

Policia dhe departamenti i parqeve kombëtare e botës së egër janë duke e hetuar incidentin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka bërë me dije…