Turqi, 17 të vdekur në një aksident rrugor

30 mars 2018 | 10:45

Emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Irani kanë qenë në mesin e 17 personave të vdekur në një aksident rrugor në Turqi, kanë njoftuar zyrtarë dhe media turke.

Në këtë aksident që ka ndodhur sot në provincën Igdir janë plagosur edhe 36 persona të tjerë.

Guvernatori i provincës, Enver Unlu, ka thënë se furgoni me emigrantë ka goditur një shtyllë dhe është përfshirë nga flakët.

Disa nga viktimat kanë vdekur gjatë përplasjes me shtyllën, ndërsa pjesëtarët e tjerë kanë vdekur pasi furgoni më pas është përplasur me një tjetër makinë që po ashtu ishte duke bartur emigrantë.

Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”, ka thënë se emigrantët kanë qenë nga Afganistani, Pakistani dhe Irani dhe se makinat e tyre kanë kaluar ilegalisht në Turqi nga Irani.

Unlu ka thënë pasi ka arritur në skenën e sotme se “ne jemi duke u përballur me një tragjedi të dhimbshme të emigrantëve”. (Rel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valentino Rossi e ka këshilluar Gianluigi Buffonin ta vazhdojë karrierën…