Turqi, vëllezërit rrihen në varrimin e babait

28 nëntor 2018 | 15:24

Gjashtë persona të plagosur janë dërguar në spital, ndërsa 10 të tjerë janë arrestuar pas një sherri ndërmjet vëllezërve në varrimin e babait të tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën në Adiyaman të Turqisë, ku fillimisht në zënkë u përfshinë djemtë e të ndjerit Mehmet Ozer, e më pas edhe nipat e të afërm të tjerë.

Përveç grushteve e shqelmave, në zënkë janë përdorur edhe thikat, ndërsa rregulli dhe qetësia është vendosur vetëm pas ndërhyrjes së policisë.

“Hurriyet” ka raportuar se 86-vjeçari Mehmet Ozer kishte pasur një zënkë me të birin e tij Jakupin para 3 muajsh. Pas zënkës, ky i fundit kishte ndryshuar mbiemrin në gjykatë, dhe nga Ozer e kishte bërë Kaplan.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve, ai ishte paraqitur në varrimin e të atit këtë të mërkurë. Por katër vëllezërit e tjerë nuk e kanë mirëpritur vëllanë dhe nipat që kishin ndryshuar mbiemrin, duke nisur një zënkë që ka përfunduar me 6 plagosur.

I ndjeri është varrosur vetëm pasi forcat e policisë kanë vendosur qetësinë, duke i dhënë fund zënkës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës është nderuar në Asamblenë Gjenerale të…