Nderohet KOK-u

28 nëntor 2018 | 15:20

Komiteti Olimpik i Kosovës është nderuar në Asamblenë Gjenerale të ANOC-ut, që po mbahet në Tokyo të Japonisë. KOK-u ka pranuar çmimin “Breakthrough Award” (Çmimi për Arritje), për paraqitjen e parë në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”.

LOD u mbajtën PyeongChang të Koresë së Jugut, kurse Kosova debutoi me skitarin Albin Tahiri. Çmimin presidentit të KOK-ut, Besim Hasani, ia dorëzoi presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Janez Kocijançiq. Për çmimin e marrë, presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, u uruan nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach dhe ish-presidenti i ANOC-ut, Sheikh Al Fahad Al Sabah, që tashme ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Kujtojmë që një çmim të tillë nga ANOC-u, KOK-u e kishte pranuar edhe në vitin 2016, bashkë me medalisten e artë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”, Majlinda Kelmendi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 28 Nëntorit, një delegacion i Lidhjes Demokratike…