Zyrtarë të LDK-së bëjnë homazhe në Prekaz dhe Velani

28 nëntor 2018 | 15:19

Me rastin e 28 Nëntorit, një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i kryesuar nga sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Në vendin historik në Prekaz! Akti i flijimit të familjes Jashari për lirinë dhe pavarësinë tonë është shembull dhe frymëzim për gjeneratat e reja për ta dashur, ndërtuar dhe fuqizuar shtetin tonë. Lavdi”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

Pas homazheve, delegacioni i LDK-së ka vizituar familjen Jashari, ku janë pritur në takim nga Rifat Jashari.

Po ashtu, ky delegacion ka bërë homazhe edhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

/Epoka e re/

Image may contain: 10 people, people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën e Flamurit, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir…