Turqia arreston edhe 150 ushtarë për ‘lidhje’ me Gulenin

11 maj 2018 | 12:11

Policia turke ka arrestuar 150 ushtarë për lidhje të dyshuara me klerikun fetar, Fethuallah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për orkestrimin e përpjekjes për grushtshtet në korrik të vitit 2016.

Policia ka njoftuar se operacioni është kryer me urdhër të prokurorit të Stambollit, raporton “Rel”.

Të enjten janë arrestuar edhe mbi 80 pjesëtarë të forcës ajrore, nën akuzat e njëjta.

Turqia ka arrestuar mbi 160 000 njerëz dhe ka shkarkuar ose pezulluar nga puna gati të njëjtin numër të shërbyesve civilë që nga puçi i dështuar.

Prej tyre, mbi 50 000 janë akuzuar formalisht dhe mbahen në burg gjatë gjykimit të tyre.

Aleatët perëndimorë e kanë kritikuar Turqinë për këtë përndjekje.

Kritikët kanë thënë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po e shfrytëzon atë për të heshtur zërat kritikë.

Turqia ka theksuar se masat janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka bërë hapin…