Turqia arreston mbi 100 ushtarë për lidhje të dyshuara me Gulenin

19 nëntor 2019 | 14:16

Policia turke ka arrestuar të martën 101 ushtarë nën dyshimet se janë mbështetës të klerikut fetar, Fethullah Gulen.

Ata janë në mesin e 133 shërbyesve të tanishëm dhe të kaluar ushtarakë, arrestimin e të cilëve e urdhëruan prokurorët.

Turqia e akuzon Gulenin për organizimin e një grushtshteti në vitin 2016, gjatë të cilit një fraksion i ushtrisë u përpoq, por nuk arriti ta rrëzojë Qeverinë turke.

Guleni, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara, i mohon akuzat.

Agjencia turke e lajmeve “Anadolu” ka raportuar se policia turke ka nisur bastisje në 45 qytete të Turqisë për të arrestuar të dyshuarit e mbetur.

Sipas disa raporteve, të dyshuarit kanë lidhje me “imamë sekretë”, për të cilët qeveria beson se i kanë nxitur ndjekësit e Gulenit brenda ushtrisë.

Dhjetëra-mijëra njerëz janë arrestuar ose pushuar nga puna që nga përpjekja për grushtshtet në Turqi, më 15 korrik të vitit 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, presidenti i FSHF-ës,…