Turqia dhe Greqia përplasen për rritjen e numrit të migrantëve

04 tetor 2019 | 14:14

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, e ka akuzuar Turqinë se po mundohet të “shfrytëzojë” krizën e emigrantëve për qëllimet e veta, dhe ka thënë se Ankaraja “duhet të kontrollojë flukset e emigrantëve”.

Greqia po ballafaqohet me një rritje të numrit të emigrantëve që vijnë nga territori i Turqisë.

Kampet e emigrantëve, kryesisht sirianë dhe afganë, janë mbipopulluar duke e shtyrë qeverinë greke të shpallë politika më të ashpra për të frenuar numrin e tyre.

“Turqia ka aftësinë të kontrollojë numrin e emigrantëve në Egje. Nuk duhet të krijojë përshtypjen se po e shfrytëzon këtë çështje për agjendat e veta gjeopolitike”, ka thënë ai.

Numri i emigrantëve në Greqi u zvogëlua pasi Bashkimi Evropian dhe Turqia ranë dakord në vitin 2016 për të mbyllur rrugën e Egjeut. Mirëpo, gjatë muajve gusht dhe shtator të këtij viti, sërish kishte rritje të numrit të emigrantëve.

Turqia, e cila mbanë 3.6 milionë refugjatë sirianë, ka kërcënuar se do të “hapë portat” nëse Ankaraja nuk merr mbështetje të përshtatshme ndërkombëtare për një plan për të zhvendosur 1 milion refugjatë në veri të Sirisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar statistikat e…