Turqia, Irani dhe Rusia afër marrëveshjes për Sirinë

18 dhjetor 2018 | 15:04

Rusia, Irani dhe Turqia janë afër arritjes së një marrëveshje, mbi përbërjen e një komiteti sirian, që mund të hapë rrugën për hartimin e një kushtetute të re dhe zgjedhjeve pas një lufte shkatërruese civile, kanë thënë kryediplomatët të martën.

Ministrat e Jashtëm të tria vendeve, të cilët mbështesin anë të kundërta në konfliktin gati tetëvjeçar të Sirisë, kanë filluar bisedimet në Gjenevë për të nënshkruar propozimin e tyre të përbashkët në mënyrë që më pastaj të kërkojnë miratimin e Kombeve të Bashkuara.

Qeveria e Presidentit, Bashar al-Adad, dhe opozita që luftojnë për ta rrëzuar atë, kanë paraqitur një listë me nga 50 emra për të qenë pjesë e komitetit. Por, Rusia, Irani dhe Turqia po insistojnë që 50 emrat tjerë të jenë nga shoqëria civile dhe nga “të pavarurit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se dialogu me…