Turqia kërkon nga Rusia dhe Irani t’i ndalin sulmet e Sirisë në Idlib

10 janar 2018 | 13:26

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, u ka bërë thirrje Rusisë dhe Iranit për t’i plotësuar obligimet e tyre sipas planit të paqes për Sirinë, për t’i parandaluar sulmet e forcave të qeverisë së Sirisë në provincën Idlib, duke thënë se këto shkelje të planit nuk mund të bëhen pa mbështetjen e tyre.

Në intervistën e sotme për agjencinë shtetërore të lajmeve, “Anadolu”, ministri Cavusoglu i ka akuzuar forcat qeveritare siriane për sulm kundër luftëtarëve të moderuar opozitarë, nën pretekstin e luftës kundër ekstremistëve islamikë.

Ai, po ashtu, u ka bërë thirrje Rusisë dhe Iranit, dy aleatëve kryesorë të qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, që t’i ndalin sulmet e tyre ajrore në pjesë të provincën Idlib, që janë nn kontroll të kryengritësve, afër kufirit me Turqinë.

Këto komente nga Cavusoglu janë bërë pasi forcat e qeverisë së Sirisë, pardje e kanë rimarrë kontrollin në 14 fshatra, gjatë avancimit në Idlib, që është enklava më e madhe nën kryengritësit në pjesën veriore të Sirisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit të…